UBT News

Mbi 100 të arrestuar për shfrytëzim të fëmijëve në Kanada

Mbi 100 banorë në Kanada përballen me 428 akuza që lidhen me shfrytëzim të fëmijëve pas një hetimi që njihet si projekti “Maverick”, raportoi policia të mërkurën.

107 të dyshuarit banojnë në provincën e Ontarios dhe hetimi u zhvillua gjatë muajit tetor.

Në total u identifikuan 121 fëmijë, 60 ishin të “mbrojtur” dhe pjesa tjetër iu referuan organizatave komunitare për ndihmë.

“Këto shifra janë tronditëse, por ato japin shpresë që ekipet tona janë të gatshme të vazhdojnë mbrojtjen e fëmijëve”, tha Shefi i Policisë Provinciale të Ontarios (OPP), Kari Dart.

Gjatë muajit tetor, 22 agjenci policore, prokurori i përgjithshëm provincial dhe departamentet e avokatëve të përgjithshëm u përfshinë në projektin Maverick./UBTNews/

Exit mobile version