Më shumë se 100 objekte të infrastrukturës portuale janë dëmtuar në sulmet ruse në portet e Ukrainës që nga mesi i korrikut.
Zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov tha se eksportet e drithërave gjithashtu kanë rënë me rreth tre milionë tonë që nga 18 korriku, një ditë pasi Moska doli nga një marrëveshje që lejon eksportin e sigurt të grurit ukrainas nga portet e saj të Detit të Zi.
“Që nga 18 korriku, për shkak të sulmeve ruse në portet e Ukrainës, 105 objekte të infrastrukturës portuale janë dëmtuar dhe shkatërruar pjesërisht”, shkroi Kubrakov në Facebook./UBTNews/