UBT News

Mbi 100 mijë viktima nga COVID-19 në Meksikë

Në Meksikë janë regjistruar më shumë se 100 mijë viktima si pasojë e COVID-19. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë raportuar 100 mijë e 104 raste të vdekjes.

Këto të dhëna u konfirmuan vetëm disa ditë pasi u regjistruan mbi 1 milion raste me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version