UBT News

Mbi 100 mijë vaksina Pfizer arritën sot në Kosovë

Sot kanë arritur në Kosovë 100 mijë e 620 vaksina Pfizer nga Aleanca GAVI e COVAX. Lajmi u kumtua nga Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media. 

“Që nga arritja e 24 mijë dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38 mijë e 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15 mijë doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit”, njofton MSh-ja.

Në njoftim thuhet se vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.       

“100 mijë e 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet tutje në komunikatë./UBTNews

Exit mobile version