UBT News

Mbi 100 mijë doza të vaksinës antiCOVID janë të destinuara për Kosovën

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar rreth planit fillestar të COVAX-it për shpërndarjen e vaksinave antiCOVID, një pjesë e të cilave do të vijnë edhe në Kosovë. Mbi 100 mijë doza të vaksinave që pritet të jenë të mjaftueshme për 3% të popullsisë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, ku tha se këto janë doza të mjaftueshme për të mbrojtur personat më në nevojë.

“COVAX ka bërë publik planin fillestar mbi shpërndarjen e hershme të vaksinës COVID19. 100,800 doza të vaksinës do të prokurohen për Kosovën përmes Zyrës së UNICEF-it në Kosovë për 3% të popullsisë, doza të mjaftueshme për të mbrojtur personat më në nevojë”, thuhet në njoftim./UBTNews

🇬🇧 are proud to be the biggest bilateral contributor to the #COVAX initiative. Good to see the first Covid-19 vaccines are arriving in 🇽🇰 soon.

Posted by British Embassy Pristina on Friday, February 5, 2021

Exit mobile version