Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 31-vjeçari dhe procedimin penal ndaj bashkëshortes së tij, pasi çiftit i janë gjetur 132 litra parfum dhe esencë parfumi që dyshohet se janë kontrabandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar parfumet e depozituar në bidona plastikë, për të cilat nuk dispononte dokumentacion.
Materialet proceduriale i janë dërguar Prokurorisë për veprime të metejshme.