Më shumë se 100 fluturime që ngrihen ose zbarkojnë në aeroportin britanik Heathrow do të anulohen për shkak të funeralit të Mbretëreshës.
Aeroporti i Londrës njoftoi se 15% e 1200 fluturimeve të tij që ngrihen ose ulen të hënën do të ndërpriten “për të shmangur zhurmën”.
Aeroporti ka thënë se dëshiron të sigurojë që qielli i Londrës të jetë i qetë gjatë dy minutave të heshtjes kombëtare, ndërsa funerali i Mbretëreshës në Westminster përfundon pak para mesditës.
Asnjë fluturim nuk do të mund të ngrihet apo ulet nga 15 minuta para fillimit të heshtjes deri në 15 minuta pas përfundimit.
Nisjet dhe mbërritjet do të pezullohen gjithashtu gjatë mbërritjes së procesionit funeral dhe procesionit në Kështjellën Windsor dhe do të devijohen rreth kështjellës gjatë shërbimit privat të familjes të hënën në mbrëmje. /ATSH-DPA/