Mbi 100 persona janë arrestuar në të gjithë Britaninë e Madhe pas shpërthimit të demonstratave të dhunshme, të shkaktuara nga një sulm me thikë në Southport, ku u vranë tre vajza të vogla. Incidenti tronditës ndodhi gjatë një workshopi veror për fëmijë, kur një adoleshent hyri në ndërtesë dhe kreu sulmin që çoi në vdekjen e Alice Dasilva Aguiar (9 vjeç), Bebe King (6 vjeç) dhe Elsie Dot Stancombe (7 vjeç).
Adoleshenti 17-vjeçar është arrestuar dhe është në paraburgim, i akuzuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Policia ka qartësuar se sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin dhe se i dyshuari është lindur në Britani të Madhe, duke theksuar se spekulimet për origjinën e tij janë të pavërteta.
Ngjarja në Southport shkaktoi trazira dhe demonstrata në të gjithë vendin. Në Londër, mijëra protestues u mblodhën para rezidencës së kryeministrit në Downing Street, duke shprehur zhgënjim dhe kërkesa për siguri më të madhe për fëmijët dhe për të mbrojtur vendin. Trazirat u shpërthyen në qytete të tjera si Hartlepool, Mançester dhe Aldershot, ku polici raportoi për sulme ndaj tyre me raketa dhe shishe qelqi.
Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se mbi 100 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të protestës dhe për akte të dhunshme, duke përfshirë edhe sulmin ndaj një punonjësi të urgjencës. Trazirat kanë lënë një pasojë të rëndë me 53 oficerë të plagosur dhe dy qenë policie të lënduar.
Autoritetet vazhdojnë të hetojnë dhe pritet të bëhen edhe arrestime të tjera në lidhje me incidentin tragjik në Southport, që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe debat në shoqëri për sigurinë dhe kontrollin e armëve./UBTNews/