UBT News

Mbi 10 milionë raste me COVID-19 në Afrikë

Kontinenti afrikan ka regjistruar mbi 10 milionë raste me COVID-19 teksa vendi po hyn në valën e tretë të pandemisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një panel virtual, Drejtori Rajonal i Emergjencave, Abdou Salam Gueye tha se “më shumë se 230 mijë persona kanë vdekur” deri më tani në Afrikë si pasojë e COVID-19.

Normat e vdekjeve janë rritur 64 për qind gjatë javës së kaluar “kryesisht për shkak të infeksionit midis njerëzve me rrezik të lartë”, por vdekjet dhe shtrimet në spital mbeten të ulëta në krahasim me valët e mëparshme të virusit në kontinent.

Mbi 660 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë në kontinent, me vetëm 340 milionë prej tyre të administruara./UBTNews

Exit mobile version