UBT News

Mbi 10 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës dhe është përmbyllur me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.

Murati ka shkruar në Facebook se mjetet nga Bonot e Diasporës do t’i përdorin për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë.

“Më duhet t’i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet”, ka shkruar ai. 

Exit mobile version