UBT News

Mbi 10 milionë është numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Gjermani

208 mijë e 498 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjermani – duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në mbi 10 milionë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach pret që vendi të regjistrojë diku 400 mijë raste me COVID-19 kah mesi i shkurtit.

Edhe 196 viktima janë shënuar si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, kurse numri total i viktimave nga COVID-19 në Gjermani ka shkuar në mbi 118 mijë./UBTNews

Exit mobile version