Në Kosovë aktualisht janë 10 mijë e 91 raste aktive me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 74 mijë e 748, prej tyre 62 mijë e 983 janë shëruar, ndërsa 1 mijë e 674 kanë vdekur.
Një vit më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur COVID-19 pandemi./UBTNews