Euro-Med Human Rights Monitor ka bërë thirrje për veprime globale për të ndihmuar palestinezët të rimarrin trupat e më shumë se 10 mijë jerëzve që janë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
Ky grup gjithashtu ka akuzuar ushtrinë izraelite për parandalimin dhe pengimin e rikuperimit të viktimave dhe personave të zhdukur, duke përfshirë shënjestrimin e ekuipazheve të Mbrojtjes Civile, ekipet e shpëtimit dhe familjet që përpiqen të gjejnë trupat e të afërmve të tyre.
Ushtria izraelite gjithashtu ka parandaluar hyrjen e pajisjeve të nevojshme për operacionet e shpëtimit, si dhe hyrjen e karburantit të nevojshëm për të operuar makineri të rënda në Gaza./UBTNews/