Së paku 10 mijë e 600 fëmijë janë vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë të martën.
“Numri i palestinezëve të vrarë si pasojë e agresionit të Izraelit ka kaluar shifrën 24 mijë e 285, prej të cilëve 75% janë fëmijë, gra dhe të moshuar (10 mijë e 600 fëmijë, 7 mijë e 200 gra dhe 1 mijë e 49 persona të moshuar”, konfirmoi Ministria.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 158 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza dhe 320 të tjerë janë plagosur, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë të martën./UBTNews/