UBT News

Mbi 1 milion raste me COVID-19 në Poloni

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Poloni ka tejkaluar shifrën mbi 1 milion.

Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë i Polonisë njoftoi se janë regjistruar 13 mijë e 855 raste të reja dhe u raportuan 609 viktima si pasojë e COVID-19.

Numri total i rasteve ka shkuar në 1.1 milion, kurse numri i viktimave në 18 mijë e 208./UBTNews

Exit mobile version