UBT News

Mbi 1 mijë sulme ndaj myslimanëve u raportuan në vitin 2021 në Austri

Austria u përball me 1 mijë e 61 incidente të racizmit dhe islamofobisë antimyslimane vitin e kaluar, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Sipas Raportit të vitit 2021 mbi racizmin ndaj myslimanëve të lëshuar nga Qendra Austriake e Dokumentacionit dhe Këshillimit për Myslimanët (Dokustelle Osterreich), shumica e sulmeve u zhvilluan në platformat digjitale pasi kishte më shumë ndërveprim social në internet për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Sipas raportit, 69% e atyre që iu ekspozuan racizmit, sulmeve fizike apo verbale janë gra dhe 26% burra. Në shumë incidente, gratë me shami janë ngacmuar verbalisht dhe në disa raste ato janë sulmuar fizikisht. 65.4% e sulmeve kundër myslimanëve janë kryer në platformat online, 34.6% e tyre kanë ndodhur në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Në raport u tha se 77% e sulmeve raciste u kryen nga burrat dhe 22% nga gratë.

Në raport u tha tutje se gjuha e urrejtjes dhe nxitja ndaj myslimanëve kontribuan në 78.5% të incidenteve totale./UBTNews/

Exit mobile version