UBT News

Mbi 1 mijë shkolla në Kosovë përfitojnë materiale higjienike për mbrojtje nga Covid-19

USAID-i dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes UNICEF-it kanë shpërndarë në shkollat e Kosovës materiale higjienike të nevojshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Sipas njoftimit, shpërndarja është bërë me rastin e fillimit të pjesë së dytë të gjysmëvjetorit të dytë, në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës. Përfitues të kësaj ndihme janë 1 mijë e 147 shkolla në tërë Kosovën.

“Duke iu falënderuar USAID-it dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes UNICEF-it janë shpërndarë materiale higjienike për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në 1 mijë e 147 shkolla nëpër të gjithë Kosovën, me qëllim të mbështetjes së rikthimit të sigurt të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla”, thuhet në njoftimin e programit të UNICEF-it në Kosovë.

UNICEF-i ka apeluar që të respektohen masat për mbrojtje nga COVID-19, siç janë: mbajtja e maskës, respektimi i distancës dhe dezinfektimi i duarve.

Exit mobile version