UBT News

Mbi 1 mijë e 700 aktivistë të mjedisit u vranë dekadën e fundit, thotë raporti

Mbi 1 mijë e 700 vrasje të aktivistëve mjedisorë janë regjistruar gjatë dekadës së fundit, thuhet në raportin e ri.

Vrasësit, grupet e krimit të organizuar dhe qeveritë e tyre vranë të paktën 1 mijë e 733 mbrojtës të tokës dhe mjedisit mes viteve 2012 dhe 2021, tregojnë shifrat nga Global Witness. Numri më i lartë i vrasjeve u shënua në Brazil, Kolumbi, Filipine, Meksikë dhe Honduras.

Global Witness, OJQ ndërkombëtare publikon raporte të tilla çdo vit që nga 2012-ta pas vrasjes së Chut Wutty, ambientalist nga Kamboxhia, i cili bashkë me CEO-n e Global Witness, Mike Davis, hetoi prerjet e paligjshme të pyjeve. Vrasjet arritën një rekord prej 227 në vitin 2020, pavarësisht nga pandemia.

“Wutty na nxiti të përballemi me një sërë pyetjesh. Cila është pamja globale, cilat janë implikimet e sulmeve të tilla dhe çfarë mund të bëhet për t’i parandaluar ato?” shkroi Davis në raport.

Vrasjet kanë prekur në mënyrë disproporcionale vendet me të ardhura më të ulëta dhe komunitetet indigjene; 39% e viktimave ishin nga kjo demografi, pavarësisht se përbën vetëm 5% të popullsisë së botës./UBTNews/

Exit mobile version