UBT News

Mbi 1 mijë e 500 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

06 February 2023, Syria, Idlib: Syrian civilians and members of the White Helmets work to save people trapped beneath a destroyed building following a magnitude 7.8 earthquake that hit Syria. Photo: Anas Alkharboutli/dpa (Photo by Anas Alkharboutli/picture alliance via Getty Images)

Së paku 1 mijë e 504 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit që goditi Turqinë jugore mëngjesin e të hënës.

Në Siri, të paktën 592 persona kanë vdekur, përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA. 1 mijë e 89 janë plagosur. Grupi “Helmetat e Bardha”, raportoi për 221 viktima dhe 419 të lënduar në rajonet e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

Në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijë e 385 janë lënduar, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës./UBTNews/

Exit mobile version