Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e 219 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 257 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 225.
Në 24 orët e fundit në Kosovë u vaksinuan 267 pacientë kundër COVID-19. Në total u administruan 1 milion e 832 mijë e 226 doza të vaksinave antiCOVID./UBTNews/