Më shumë se 1.9 milion refugjatë hynë në Poloni nga Ukraina qysh prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë më 24 shtator, konfirmoi Agjencia e Gardës Kufitare të vendit përmes një postimi në Twitter të mërkurën.
Prej tyre:
Rreth 593 mijë ose 31% e refugjatëve shkuan me vetura,
Rreth 440 mijë ose 23% me autobusë,
Rreth 402 mijë apo 21% në këmbë dhe
Rreth 210 mijë apo 11% me tren.
Në përgjithësi, mbi 3 milionë njerëz u larguan nga Ukraina qysh prej fillimit të pushtimit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, ku shumica e refugjatëve shkojnë në Poloni, Rumani, Moldavi, Hungari dhe Sllovaki.
Para fillimit të pushtimit rus, popullsia e Ukrainës ishte mbi 43 milionë banorë./UBTNews/