Mbetjet e një njeriu që u zhduk në fillim të këtij muaji duket se janë gjetur brenda një peshkaqeni.
Diego Barria, një 32-vjeçar, baba i tre fëmijëve, u pa për herë të fundit pranë brigjeve të provincës jugore Chubut të Argjentinës më 18 shkurt.
Daniela Millatruz, oficerja e zbatimit të ligjit që ishte përgjegjëse për kërkimin e tij, tha se peshkatarët kishin thënë “kur po pastronin (peshkaqenët) gjetën mbetje njerëzore në një prej tyre”.
Familja e Barria e njohu atë “për shkak të një tatuazhi që u shfaq në njërën prej atyre mbetjeve”, shtoi ajo, megjithëse trupi do t’i nënshtrohet testit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij.
Nuk është e qartë se çfarë ndodhi, por hetimet vazhdojnë – automjeti i dëmtuar e z.Barria u gjet në një plazh pranë Rocas Coloradas dy ditë pasi ai u zhduk.
Zonja Millatruz tha: “Ne supozojmë se Diego ka pasur një aksident dhe ne po hetojmë nëse ka pasur një automjet tjetër të përfshirë”./UBTNews/