Objektivi i mbështetjes së Italisë është të vendosë ën në kushte për të negociuar për paqen, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një deklaratë të përbashkët për gazetarët në fund të një takimi dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten mbrëma në Romë.
“Qëllimi i mbështetjes sonë është ta vendosim Ukrainën në pozitë që të jetë në gjendje të ndërtojë një tryezë për paqen. Një paqe që nuk mund të nënkuptojë një dorëzim si shumë, shumë, po sugjerojnë në mënyre frikacake. Kjo nënkupton mbështetje ushtarake dhe mbështetje për sektorin e energjisë”, theksoi Meloni.
“Me Zelenskyn ramë dakord për rëndësinë e përfshirjes së akterëve ndërkombëtarë që mund të bindin Moskën të ulet rreth një tavoline dhe të negociojë në një mënyrë të besueshme. Duke bërë këtë, ne duhet të vazhdojmë të reagojmë me vendosmëri në mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet ruse të luftës“, tha Meloni në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve dypalëshe me presidentin ukrainas.
Kryeministrja italiane njoftoi gjithashtu se një konferencë për rindërtimin e Ukrainës do të mbahet në Romë në datat 10-11 korrik të vitit të ardhshëm.