Bashkimi Evropian është i vendosur të vazhdojë dhe të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën, tha të dielën shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
“Mbështetja jonë për Ukrainën jo vetëm që po vazhdon, por po rritet, ose të paktën deri më tani, rrethanat tregojnë se ne duam të vazhdojmë ta rrisim atë mbështetje”, deklaroi Borrell në një konferencë për media.
Borrell tha se mbështetja ushtarake e Brukselit për Ukrainën ka arritur në 25 miliardë euro (26.4 miliardë dollarë), duke shtuar se në total, ndihma ushtarake, civile dhe humanitare ka arritur në 85 miliardë euro (89.8 miliardë dollarë)./UBTNews/