Në Jaltë, rusët dhe mbështetësit rusë mbajtën një ceremoni për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të Krimesë.
Motoja e ngjarjes ishte: “Rusia nuk i fillon luftërat, ajo i përfundon ato” së bashku me një foto të presidentit Putin.
Vitin e kaluar zëvendësministri ukrainas i mbrojtjes, Volodymyr Havrylov tha për Sky News se forcat ukrainase mund të kthehen në Krime brenda disa muajsh. Por, duke folur në nëntor të vitit të kaluar, analisti ushtarak Sean Bell nuk ishte aq optimist. Ai na tha se Krimea është një pjesë e madhe e historisë së Rusisë dhe Rusia kurrë nuk e ka cilësuar si territor jashtë Rusisë./UBTNews/