UBT News

Mbërrin sot në Tiranë grupi i parë nga Afganistani

Do të mbërrijë sot në Aeroportin e Rinasit kontingjenti i parë i shtetasve nga Afganistani për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

Afganët pritet të vendosen në konviktet e Qytetit Studenti, ndërsa një pjesë e tyre në hotele në Durrës e Tiranë. /Ora News/

Exit mobile version