150 qytetarë afganë mbërritën në Aeroportin e Rinasit. Aeroplani i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit.
103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës.
Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.