Ka mbërritur në Portin e Durrësit anija me gjashtë mijë tonë grurë e cila ishte nisur nga Ukraina.
Anija e quajtur “Jaohar Ranim”, ishte nisur nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.
Ajo ka mbërritur sot në orën 08:37, në Portin e Durrësit.
Siç raporton Abc News, “Jaohar Ranim” është ngarkuar me grurë më 28 korrik.
Njëherit anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.
Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës.
Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusi -Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nis sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.
Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.