Versioni i shumëpritur ueb i aplikacionit Threads ka mbërritur më në fund. Pasi njoftoi se konkurrenti Twitter do të jetë i aksesueshëm nga shfletuesit në fillim të javës, lançimi i Meta tashmë ka nisur.
Shefi i Instagramit, Adam Mosseri konfirmoi ditën e enjte se përditësimi është live për të gjithë përdoruesit.
Deri më sot përdoruesit e Threads janë ankuar për mungesën e një versioni ueb. edhe pse ishte e mundur që të navigoni në një profil specifik përdoruesi, njerëzit nuk mund të shfletonin kohështrirjet, të postonin, replikoni ose të kyçen në llogaritë e tyre nga shfletuesi.
Aplikacioni ka shikuar një rënie të ndjeshme të përdorimi pas debutimit dhe shumica e kanë konsideruar mungesën e një versioni në ueb si një prej shkaqeve.
Tashmë që versioni ueb është bërë i disponueshëm mbetet për tu parë cili do të jetë funksionaliteti i radhës i munguar që do të vijë.
Përdoruesit janë ankuar për pamundësinë për të kërkuar përmbajtje dhe për të përdorur hashtage./PCWorld Albanian