UBT News

Mbërrijnë në Shkup 45 trupat e viktimave të aksidentuar në Bullgari

Tashmë në Shkup kanë arritur 45 trupat e viktimave të aksidentit që ndodhi në autostradën e Strumës në Bullgari.

45 trupat e pajetë pritet t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.

Në pritje të trupave të pajetë kanë dalë edhe delegacioni shtetërorë.

Ndërsa të enjten sipas ekspertizës së re bullgare u tha se bankinat në pushimoren e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e “Besa Trans” kanë qenë të vendosura gabimisht.

Në këtë aksident tragjik janë lënduar shtatë persona të cilët janë kthyer tashmë në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version