I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë nisur vizitën e tyre treditore në Kosovë duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Ata mbërritën në presidencë pas orës 16:00 në një takim të mbyllur për media.
Presidenca ka thënë se nuk do të ketë deklarim të Osmanit por vetëm komunikatë për shtyp, ndërsa të dy emisarët do të mbajnë një konferencë për media mëngjesin e së mërkurës.
Menjëherë pas takimit me Osmanin, Escboar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti, takim i planifikuar pas orës 17:00.