Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 326 raste aktive me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli në mbledhjen e sotme të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, teksa ka apeluar te qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat.
Në komunën e Gjilanit që nga fillimi i pandemisë u testuan 14 mijë e 76 mostra, prej tyre 4 mijë e 16 raste rezultuan pozitive me COVID-19, 3 mijë e 578 persona janë shëruar, 112 kanë vdekur, të hospitalizuar me COVID janë 68 persona dhe 312 mostra në pritje për rezultat./UBTNews