Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot ka publikuar disa fotografi, që sipas saj, që dëshmojnë pasojat shëndetësore që ka lënë mbajtja e gjatë nga autoritetet serbe në Merdarë.
Ajo ka potencuar se për 24 orë ka mbetur pa ilaçe e ushqim.
“Nëse po flasim për torturat e serbëve nga Kosova, çfarë do të bëjmë me gruan serbe nga Kosova që u mbajt nën qiellin e kthjellët, në mes të dhjetorit, për 24 orë pa asnjë shishe ujë, ushqim dhe ilaçe? Më kot përpiqeni të relativizoni torturën: flasin provat”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter, ku ka publikuar edhe disa fotografi.
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, më 15 dhjetor është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë. Sipas saj, kësaj radhe ajo është ndaluar nga shërbimi sekret serb, BIA, derisa ka qenë duke u kthyer në Serbi.
Lidhur me mbajtjen e Rada Trajkoviqit në Merdarë, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kishte kërkuar në emër te kabinetit që t’i shkruhej një letër ambasadorëve te Quintit.