Shoqata e Ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” organizoi manifestimin “Ditët e Shqipes”. Ky manifestim u organizua nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.
Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në ambientet e kampusit universitar në UBT u organizua ndarja e Çmimit “Ditët e Shqipes” për Veprimtari të Dalluar.
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, në emër të shoqatës lexoi vendimin dhe motivacionin kushtuar dy laureatëve Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi./UBTNews/