Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbahet Konferenca Vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale nëpërmjet platformës “Zoom”.
Konferenca do të hapët me fjalimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për të vazhduar më pastaj me fjalimin e u.d Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministrit të Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, Shefit të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, Ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kolly si dhe Ambasadores së Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo.
Ndërkaq, pas fjalimeve, në pjesën e dytë, ashtu siç është e paraparë me agjendë, do të mbahen katër (4) prezantime.