UBT News

Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s, e ftuar presidentja Osmani

Sesioni i 71-të Vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mbledh parlamentarë nga shtetet anëtare të Aleancës, si dhe përfaqësues të partnerëve të saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar gjatë qëndrimit në Lubjanë, Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./S.K/EO/

Exit mobile version