UBT News

Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te pllakat përkujtimore të dy aktivistëve të vrarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në shënimin e 18-vjetorit të protestës së 10 shkurtit 2007.

Ata u vranë nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut gjatë një proteste kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit. Protestuesit u qëlluan me plumba gome nga policë rumunë, të cilët vepronin në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, janë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit dhe Mon Balaj. Megjithatë, edhe pas 18 vitesh, autoritetet ndërkombëtare ende nuk kanë marrë përgjegjësi për vrasjen e tyre dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve gjatë protestës. Pasojat tragjike të këtij veprimi nuk janë zbardhur ende./UBTNews/

Exit mobile version