UBT News

MB: Protestuesit që kundërshtojnë abortin së shpejti mund të dënohen me gjashtë muaj burg

Në një kohë kur të drejtat e grave duket se po kthehen prapa pothuajse në të gjithë botën, një ligj historik është propozuar në MB, i cili do të kufizojë këdo që përpiqet të ngacmojë ose ndërhyjë tek gratë që kërkojnë një abort.

Legjislacioni i ri, i cili u miratua nga deputetët më 18 tetor, do të ndalojë protestuesit kundër abortit që të hyjnë brenda një zone prej 150 metrash rreth klinikave të abortit. Ndalimi gjithashtu do t’ia bënte të paligjshme atyre të përdorin çdo material grafik kundër abortit, brenda ose përreth klinikave.

Nëse ligji miratohet, kushdo që shkelë atë mund të përballet me burgim deri në gjashtë muaj.

Nëse ligji miratohet, aborti do të ishte një proces shumë më i rehatshëm në Mbretërinë e Bashkuar – deri në këtë pikë, shumë gra që hyjnë në këto klinika janë frikësuar dhe kërcënuar nga protestuesit kundër abortit, protesta këto të cilat fatkeqësisht janë ende të përhapura në vend./UBTNews/

Exit mobile version