UBT News

MB: Numri i të vdekurve rusë në Ukrainë “ka gjasa të jetë i ngjashëm” me atë të luftës sovjetike në Afganistan

MYKOLAIVKA, UKRAINE - 2022/05/17: A man walks past a destroyed tank of the Russian army seen in the village of Mykolaivka in Kyiv Region. Russia invaded Ukraine on 24 February 2022, triggering the largest military attack in Europe since World War II. (Photo by Sergei Chuzavkov/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Rusia “ka pësuar një numër të ngjashëm të vdekjeve” në tre muajt e parë të pushtimit të saj në Ukrainë me atë të Bashkimit Sovjetik gjatë nëntë viteve të luftës në Afganistan, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Një kombinim i taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulim të kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe një qasje komanduese e cila është e përgatitur për të përforcuar dështimin dhe gabimet e përsëritura ka çuar në këtë shkallë të lartë të viktimave, e cila vazhdon të rritet në ofensivën e Donbasit”, tha ministria.

E marta shënon tre muaj që kur Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt, ndërsa pushtimi sovjetik i Afganistanit zgjati nga dhjetori 1979 deri në shkurt 1989.

Sa i përket krahasimit: Numri zyrtar i vdekjeve gjatë Luftës në Afganistan ishte rreth 15,000 ushtarë. Në mars, zyrtarë të lartë të NATO-s vlerësuan se deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në Ukrainë vetëm brenda një muaji./UBTNews/

Exit mobile version