UBT News

MB: Kanabis, para dhe armë sekuestrohen gjatë një bastisjeje mbarëkombëtare

Policia ka sekuestruar deri në 130 milionë paund kanabis si pjesë e një goditjeje mbarëkombëtare, e përshkruar si operacioni “më i rëndësishëm” i këtij lloji në historinë e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët zbuluan mbi 180,000 bimë kanabisi gjatë serisë së bastisjeve të koordinuara. Policia zbuloi gjithashtu 20 armë zjarri, 1 milion paund kokainë dhe 636,000 paund në para, goditje kjo e cila u zhvillua gjatë gjithë qershorit.

Steve Jupp, drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë për Krimet e Rënda dhe të Organizuar, tha se operacioni kishte “ndërprerë me sukses një sasi të konsiderueshme të aktivitetit kriminal”./UBTNews/

Exit mobile version