UBT News

MB: Do të përdoret ushtria për të kufizuar kalimet e emigrantëve në kanalin mes Francës dhe Anglisë

Qeveria e Boris Johnson ka konfirmuar se po planifikon të përfshijë ushtrinë në operacionet në Kanalin Anglez në përpjekje për të kufizuar numrin e kalimeve të emigrantëve me varka të vogla.

Në atë që është quajtur jozyrtarisht “Operation Red Meat”, janë hedhur disa projekte politikash që shihen si një përpjekje për të tërhequr politikanët konservatorë në pushtet dhe mbështetësit e partisë – dhe për të larguar vëmendjen nga pyetjet rreth udhëheqjes së Johnson.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, tha në Dhomën e Komunave se ajo kishte ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes si një “partner operacional vendimtar” në mbrojtjen e Kanalit kundër imigracionit të paligjshëm, duke shtuar se do jepte detaje tjera më vonë.

Ministria e Mbrojtjes tha për Euronews se përpjekjet do të mbeten të përqendruara në të kuptuarit se çfarë mund të bëhet për ta bërë sistemin më efektiv dhe efikas, duke siguruar që njerëzit të mos mbyten në Kanal.

Megjithatë, ky plan për shumë arsyje ka hasur në shumë kritika nga opozita e vendit./UBTNews/

Exit mobile version