Gjenerata e artë e maturantëve të Shkollave të Mesme të UBT-së janë duke përjetuar një eksperiencë të paharruar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.
Një prej destinacioneve më të rëndësishme të këtij udhëtimi është vizita në Schonbrunn Palace, një ndër vlerat kulturore më të shquara të Vjenës. Maturantët kanë pasur rastin të shijojnë arkitekturën e mrekullueshme të këtij pallati dhe të mahniten nga historia e tij e pasur.
Ekskursioni në Vjenë është një mundësi e jashtëzakonshme për maturantët për të zgjeruar horizonet e tyre kulturore dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme për të cilat do të kenë përgjithmonë kujtime të këndshme.