Në UBT ka filluar programi përgatitor maturës, ku një numër i madh i maturantëve gjithandej Kosovës, po ndjekin trajnime në lëndët: gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, biologji, kimi, fizikë dhe TIK.
Programi është më i madhi i këtij lloji, i cili synon t’i përfshijë mbi 10,000 maturantë dhe organizohet me qëllim që të ndihmojë maturantët e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara për të arritur rezultate sa më të larta në testin e maturës.
Në këtë fazë përfitues të këtyre shërbimeve janë maturantët e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë, në qendrat e UBT-së në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe Kamenicë.