Analisti Halil Matoshi tha se puna e presidentes Vjosa Osmani nuk është t’i vizitojë qendrat ku po kryhet vaksinimi por të kontaktojë me homologët e saj për sigurimin e vaksinave.
Po ashtu, Matoshi ka kritikuar Osmanin se po sillet si opozitare.
Statusi i plotë:
1. Presidente ti nuk je këtu për mikromenagjim situatash të brendshme (si kjo vizita koti në qendren e vaksinimit) se janë 83 mijë shërbyes shteti që kujdesen për kso sene!
2. Presidente ti nuk guxon me u sjellë si opozitare, me i kritiku pararëndësit tu e diplomacinë, (gazetarët e bâjnë këtë!) dhe tue krahasu mossuksesin e shtetit me suksesin e Majlindes në ni sport individualist!
3. Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina!? Kjo âsht puna jote!
Brahim Rugova thojke: “Për lirinë e popullit tim jam në gjendje me marr ni shkop e me dalë me lypë nepër botë, tek të mdhajt…”