Forcat ruse kanë shtuar sulmet në qytetin Kherson në Ukrainën jugore, duke detyruar qindra civilë të largohen nga qyteti i çliruar së fundmi mes bombardimeve të pamëshirshme nga trupat e Moskës.
Trupat ruse hodhën 33 raketa në objektiva civile në një seri bombardimesh ajrore dhe artilerie në Kherson gjatë 24 orëve, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.
Një krah i maternitetit i një spitali në qytet u bombardua nga forcat ruse të martën mbrëma, sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit. Nuk ka të lënduar në këtë sulm.
Të paktën dhjetë persona u vranë dhe 58 u plagosën si pasojë e një sulmi rus në Kherson që ndodhi të shtunën, thanë autoritetet.
Forcat ruse u detyruan të tërhiqen nga qyteti Kherson muajin e kaluar, por banorët e qytetit janë përballur me bombardime të pamëshirshme ruse nga bregu lindor i lumit Dnieper./UBTNews/