UBT News

Maskë me lëkurën e mollës për një fytyrë plot jetë!

Lëkura e mollës përmban vitaminë C e cila ka aftësinë të ngadalësojë plakjen. Ajo gjithashtu është e pasur me antioksidantë që luftojnë veprimin e radikaleve të lira si dhe veprimin e rrezeve të dëmshme UV.

Prandaj sa herë që të hani një mollë, mos nxitoni t’i hidhni lëkurën. Përkundrazi, Neps ju prezanton sot një recetë bukurie e cila do i japë jetë fytyrës suaj.

Ju nevojiten: 

  • 1 domate
  • 1 mollë
  • 2 lugë gjelle qumësht

Udhëzime:

  • Në një blender bashkoni tulin e domates (pa lëkurë) dhe lëkurën e mollës. Mollën lajeni paraprakisht në mënyrë që lëkura të jetë e pastër, pa pesticide.
  • Pasi e keni trazuar masën, shtoni qumështin.
  • Sapo maska të bëhet kremoze, aplikojeni në fytyrën tuaj. E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët./neps

Exit mobile version