UBT News

Maskë efektive për flokët e dekoloruar!

Maska me vezë dhe lëng qepe është gjerësisht e rekomanduar pasi ushqen rrënjën, forcon flokët dhe parandalon këputjen e tyre sidomos pas një procesi të vështirë siç është dekolorimi.

Pse funksionon? 

Veza është një ndër burimet kryesore të proteinave dhe vitaminës E, të cilat ushqejnë rrënjën e flokut, si dhe e ndihmojnë të rritet në mënyrë të shëndetshme. Antioksidantët që gjenden tek qepa parandalojnë këputjen e flokëve dhe i mbrojnë ato nga veprimi i radikaleve të lira.

Çfarë duhet të bëni? 

  • Merrni dy kokra qepë, ndajini në 4 pjesë dhe vendosini të zihen me 300 ml ujë.
  • Lëngun e qepës kullojeni dhe lëreni të ftohet.
  • Shtoni në të 2 të verdha vezësh dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri.
  • Përzierjen hidheni në një shishe spray dhe aplikojeni mbi flokë.
  • E lini të veprojë për 30-40 minuta. Era e vezëve nuk do të ndihet më pas lyerjes dhe flokët tuaj do të jenë më të fortë e të butë./neps.al 

Exit mobile version