Maskat janë bërë përditshmëri e secilit qytetar. Shumica prej tyre tani kujdesen që maskat që mbajnë të jenë sa më mirë të kombinuara me veshjen, pasi vendosja e maskës pothuajse as nuk diskohet më.
UBTNEWS ka intervistuar disa qytetarë dhe i ka pyetur ata nëse janë mësuar me këtë ‘aksesor’ tashmë të detyrueshëm.
“Masat e vendosura nga Qeveria kundër parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19 respektohen nga qytetarët në masë të madhe”, thotë një qytetar. “Por a jemi të adaptuar? E veshtirë”, shton ai.
Një qytetare i cili e ka kaluar virusin Covid 19 thotë se maskën e mban me raste.
“Maskën e kam mbajtur deri në momentin që e kam kaluar virusin. Pasi e kalova virusin maskën e mbaj me raste”, thotë ajo.
“Kujdesem shumë për higjenen, larjen e shpesh të duarve, distancën sociale etj”.
Pandemia Covid-19 e cila përfshiu botën ka shkaktuar një shkallë të konsiderueshme frikë dhe shqetësim tek qytetarët.
Pandemia ka prekur njerëz të shtresave e vende të ndryshme, duke ndikuar në jetën e njerëzve kudo, e të cilët është dashur t’i përmbahen mënyrës së re të jetesës me praninë e pandemisë Covid 19./UBTNEWS
(Arbnora Pllana, Studente në Media dhe Komunikim, UBT)