Me ndërrimin e stinëve, ndryshon edhe moti. Dhe të gjithë e dimë sesi temperaturat e ulëta mund të plasarisin lëkurën tonë. Nuk ka rëndësi gjendja e fytyrës, një maskë natyrale është gjithmonë një alternativë e mirë!
Arrëmyshk dhe kanellë
Këto erëza të shijshme jo vetëm që kanë erë të mahnitshme, por janë natyrisht të mira për lëkurën tuaj. Arrëmyshku pluhur ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon për të zvogëluar madhësinë e poreve, për të zvogëluar njollat dhe plagët e puçrrave. Kanella vepron si një eksfoliant natyral dhe antiseptik. Kur këto erëza kombinohen me mjaltin, ato krijojnë një maskë për shërimin e lëkurës.
Megjithatë, një shënim i rëndësishëm:
Arrëmyshku mund të jetë i ashpër në lëkurë veçanërisht tek lëkurat e ndjeshme.Prandaj sigurohuni që ta provoni maskën në lëkurën e dorës, përpara se ta aplikoni në fytyrë.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1/4 lugë çaji kanellë
- 1/4 lugë çaji arrëmyshk
Udhëzime:
- Kombinoni të gjithë përbërësit.
- Aplikojeni pastën në një fytyrë të pastër shumë butësisht në lëvizje rrethore dhe kini kujdes që të shmangni zonën e syve.
- Mos e fërkoni pasi mund të shkaktojë acarim të lehtë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme.
- Lëreni maskën të veprojë deri në 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë./neps.al