Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka publikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, kur thoshte pas sulmit në Banjskë se nuk do te ketë dialog dhe se Serbia duhet të ndëshkohet.
Në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se tash Kurti po shkon në Bruksel pa u vendosur masa ndaj Serbisë e të njëjtën kohë duke pasur masa ndaj Kosovës.
Deputeti opozitar akuzoi kreun e ekzekutivit se për mungesë të konsistencës dhe se sipas tij, Kosova ka rënë në grackën e mashtrimit.
“Kryeministër i kujt është Albin Kurti? Në Bruksel duhet me shku për me pa se në çfarë gjendje jemi a? A nga Vuqiqi e kupton se ku jemi a?”, ka shkruar ai.